Lajme
Pamje të rënda nga aksidenti në Shqipëri/ Policët të shtrirë në tokë, të plagosur

Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja”, janë aksidentuar rëndë mëngjesin sotëm.
Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit botanic, ku një automjet tip “Volvo”, ndërsa ka dalë nga parkimi ka përplasur motorrin, me të cilin patrullonin efektivët e policisë.

Sipas policisë, makina me drejtues R.K., 40 vjeç, i ka prerë rrugën motorit të Shqiponjave, ku mbetën të plagosur dhe më fraktura të shumta në trup dy efektivët E.M., që drejtonte motorin dhe J.D, pasagjer./CNA.al























