Lajme
Osmani thotë se Gostivari është lënë pas dore! ASH e pyet pse fëmijët i shkollon në Karposh e jo në Çair?

“Sot nëpër rrugët e Gostivarit qen endacak dhe rrezikojnë jetën e njerëzve jetën e fëmijëve. Sot në Gostivar keni më tepër kazino se shkolla sot Gostivari është pa infrastrukturë bazike për shkak se krerët e komunës nuk merren me interesat e qytetarëve por mirën me politika madhore”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI.
Kësaj deklarate të Osmanit i është kundërpërgjigjur Aleanca për Shqiptarët! Nga atje e pyesin Osmanin se pse fëmijët i ka çuar të shkollohen në një komunë tjetër, e jo në Çair?!
“Bujar Osmani të mos merret me Gostivarin sepse punët që janë bërë atje mund të jenë vetëm ëndërr për funksionarët e BDI-së. Le të tregojë Osmani përse fëmijët e tij i shkollon në Komunën e Karposhit dhe jo në Komunën e Çairit që e qeverisin për 20 vite”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Integristët Gostivarin e synojnë me ish kryetarin Nevzat Bejta, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët e kanë konfirmuar rikandidimin e kryetarin aktual Arben Taravari. Ndërkaq Lëvizja Besa në Gostivar garon me Fadil Zendelin, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit. Edhe nga Partia Demokratike Shqiptare do të kandidate me Renata Elezi.
















