Connect with us

Lajme

Numri i turistëve për shtatë muaj është rritur për 56.6%, masat kanë dhënë rezultat, turizmi po kthehet në normalitet

Published

on

Masat e Ministrisë së Ekonomisë kanë dhënë rezultat, turizmi ngadalë po kthehet në normalitet. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë që numri i turistëve në periudhën janar-korrik të vitit 2021, shënon rritje prej 56.6 %, publikoi në profilin e tij në facebook, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në të njëjtën kohë numri i bujtjeve është rritur për 46.6 %. Në shtatë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 317.713 turistë që kanë realizuar 1.034.645 bujtje.

Duke patur parasysh se turizmi në korniza botërore ishte një nga industritë më të goditura nga Pandema COVID 19, fokusi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut  përmes Ministrisë së Ekonomisë si institucion kompetent për zhvillimin e turizmit ishte të mbështeten sektorët më të goditur nga pandemia.

Fokusi ishte në ruajtjen e vendeve të punës në këtë sektor dhe mbështetje të industrisë përmes masave konkrete financiare.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com