Sport
Nuk u mposhtëm nga Spanja por nga rastet tona të humbura

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë pas ndeshjes së mbrëmshme me Spanjën se ata nuk humbën nga spanjollët por nga vetja e tyre pasi shpërdoruan shumë raste.
“Nuk na mundi Spanja, e mundëm vetën tonë. Ne humbëm shumë raste dhe kërkojmë falje”, është shprehur Rashica, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se mbrëmë Kosova u mposht nga Spanja me rezultat 0-2, por që Milot Rashica dhe Vedat Muriqi humbën tri raste të arta ku u gjenden të vetëm përballë portierit spanjoll, por që nuk arritën ta mposhtin atë.





















