Connect with us

Sport

Nuk po shënoj shumë gola

Publikuar

Erling Haaland mendon se duhet të shënojë më shumë gola sesa luan ndeshje, pasi shënoi hat-trick kundër Gjibraltarit në kualifikueset e Kupës së Botës në Katar 2022.

Ylli i Borrusia Dortmund arriti numrin e tij ndërkombëtar në 12 gola në 15 ndeshje, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Por, duke folur pas ndeshjes, sulmuesi tha se nuk ndihet sikur po i jeton standardet e tij personale për sa i përket shifrës së golave.

“Unë nuk shënoj gola të mjaftueshëm, jam afër një goli për lojë mesatarisht. Unë personalisht mendoj se duhet të kisha më shumë gola sesa ndeshje”, tha ylli.

Në moshën 21 vjeç, Haaland tashmë konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë.

NA NDIQ NË FACEBOOK