Connect with us

Lajme

Nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës

Publikuar

më

Nuk ulet numri i rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa mbi 20 të vdekur tregoi edhe bilanci i djeshëm. Ndërkohë po rrjedhë vaksinimi në të gjitha pikat në vend. Në rrjedhë është edhe imunizimi në terren.

Sipas Qendrës evropiane për preventive dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), tani për tani nuk ka nevojë urgjente për doze të tretë të vaksinës për popullatën e përgjithshme. Rekomandohen doza shtesë apo “përforcues” për njerëzit me sistem të dobësuar imunologjik, në pajtim me qëndrimin e OBSH-së.

Në vend, përfundimisht me 1 shtatorin, janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë. Në shtet janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 547.105 qytetarë.

Në pajtim me numrat e fundit, 53 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë së paku një doze të vaksinës dhe 28 për qind e popullatës mbi 18-39 vjeç është vaksinuar me së paku një doze të vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinuese në vend. Fëmijët prej 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Nga Ministria edhe njëherë theksojnës e vaksinat janë të sigurta, efikase dhe se jan[ë mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia.

Qendra evropiane për preventive dhe kontroll të sëmundjeve (ACDC) theksoi se prioritet është të vaksinohen ata të cilët nuk e kanë përfunduar vaksinimin. Më pas potencoi se të gjitha vaksinat e miratuara në BE mbrojnë nga hospitalizimi dhe format e rënda të Kovid-19.

“Sipas njohurive të tanishme, nuk ka nevojë të administrohen doza shtesë për persona të vaksinuar plotësisht “Por, “dozat shtesë për njerëz me sistem imunitar të dobësuar duhet të merren parasysh si pjesë e vaksinimit të tyre nëse nuk kanë arritur nivel të mjaftueshëm për mbrojtje”, shtoi se agjencia evropiane me selinë në Stokholm, e cila ka përfaqësues në rreth 30 vende, përfshirë edhe 27 anëtare të BE-së.

Më 18 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e kritikoi shpejtësinë e vendeve të pasura për dozë të tretë të vaksinës kundër kovidit, duke theksuar se të dhënat e deritanishme shkencore nuk tregojnë se ka një nevojë të tillë.

“Dhënia e dozës së tretë tani do të ishte të shtohet “jelek shpëtimi për njerëzit që tashmë e kanë, derisa të tjerët të mbyten pa jelekun më të vogël të shpëtimit”, sqaroi drejtori për raste urgjente pranë OBSH-së Majk Rajani.

Për shkak të përhapjes së variantit delta, disa vende vendosën apo mendojnë për doza shtesë, më shpesh për njerëz me shëndet të brishtë, por edhe për të gjithë popullatën.

Statistikat tregojnë se çdo i treti person i moshës mbi 18 vjeç ende nuk është vaksinuar plotësisht.

Tek ne deri më tani janë bërë gjithsej 1.169.901 testime për Kovid-19. Prej fillimit të pandemisë janë diagnostikuar 178.159 raste, janë shëruar 157.294 pacientë, ndërsa kanë vdekur 5.987. Numri i rasteve aktive është 14.878. Dje bilanci nga Kovid-19 tregoi 760 raste të reja, 644 të shëruar dhe 23 të vdekur.

Maqedoni1 hour ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri2 hours ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme3 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni4 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri7 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme9 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni9 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK