Connect with us

Lajme

Nesimi: Partitë e pushtetit të tërheqin kandidatët në Bërvenicë!

Publikuar

Partitë e pushtetit të tërheqin kandidatët në Bërvenicë!

Për të mos rrezikuar Kërçovën opozita ka vendosur që të mos kandidojë për kryetar komune, njëlloj siç bëri edhe para katër viteve.

Por përderisa sytë janë kthyer kah Kërçova, shumëkush harron se një komunë edhe më e rrezikuar është Bërvenica.

Në vitin 2017 në Bërvenicë pati disa kandidatë shqiptarë, por që të mos përçajë edhe më tej votën, atje nuk kandidoi Aleanca për Shqiptarët. Në apo ato zgjedhje, në listat për këshilltarë, Aleanca doli parti e parë shqiptare.

Në zgjedhjet e vitit 2020, Aleanca përsëri fitoi bindshëm në Bërvenicë, duke dalë e para me 50% më tepër vota se BDI e cila doli e dyta.

Pra në disa cikle zgjedhore Aleanca dëshmohet si parti më e fuqishme në Bërvenicë dhe e tillë është edhe këtë rradhë.

Prandaj është e udhës që për hir të ruajtjes së komunës, partitë e pushtetit të tërheqin kandidaturat në Bërvenicë, njëlloj siç ka bërë opozita në Kërçovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK