Connect with us

Lajme

Nesër skadon afati për vërtetimin e emrave për kryetarë të komunave dhe këshilltarë

Publikuar

Nesër skadon afati në të cilin Komisionit Zgjedhore Komunal (KZK) duhet t’i dorëzojë  te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat e vërtetuara të kandidatëve  për kryetarë të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

KZK-ja  i dorëzon listat e kandidatëve edhe deri te KSHZ-ja për shkak të vërtetimit të radhës në listën e vetme të kandidatëve. Lista e kandidatit për kryetar komune, gjegjësisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit,  të cilat janë dorëzuar nga i njëjti parashtrues marrin numër rendor të njëjtë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit. Radhitjen e kandidatëve  në listën e kandidatëve, KSHZ, e konfirmon me short dhe ai numër është i njëjti në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit. Në komunë, gjithashtu Qytetin e Shkupit,  ku nuk do të ketë përfaqësues,  numri adekuat i bartësit të listës  do të hiqet dhe në vend të tij  do të shënohet numri rendor i bartësit tjetër pa  lënë vend të lirë. Listat e kandidatëve të propozuar nga koalicioni i udhëhequr nga një parti e njëjtë politike, pa dallim të numrit të partive politike në koalicionin në komuna të ndryshme, gjegjësisht Qyteti i Shkupit, kanë numër rendor të njëjtë.

Më së voni deri më 22 shtator, KSHZ dhe KZK do t’i njoftojnë  përfaqësuesit e autorizuar për mbajtje të shortit. Shortin për vërtetim të listës së vetme të kandidatëve dhe KSHZ-së do ta mbajë më së voni më 23 shtator.

NA NDIQ NË FACEBOOK