Sport
Në ndeshjen Kosovë-Spanjë drejtësinë do ta ndajë një gjyqtar skocez

Bobby Maden, do të jetë gjyqtar i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Spanjë që do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e UEFA-s.
Ai do të jetë i asistuar David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.
Ndërkaq asistentë të VAR-it do të jetë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.























