Sport
Ne kemi ardhur për futboll dhe jo për politikë (VIDEO)

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Trajneri i Spanjës Luis Enrique tha se kanë ardhur për futboll dhe jo për politikë.
“Dua të them që atmosfera këtu është shumë e këndshme, njerëzit janë shumë të lezetshëm. Ne kemi ardhur këtu që të luajmë futboll dhe jo të bisedojmë për politikë”.
Enrique e cilësoi Kosovën si një skuadër me futboll shumë cilësor, i ndërtuar mirë dhe që dinë të luajnë si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.


















