Sport
Naomi Osaka merr pauzë të gjatë pas eliminimit nga US Open

Naomi Osaka është eliminuar nga US Open pasi ka pësuar humbje nga Leylah Fernandez, 5:7, 7:6, 6:4.
Humbja e Osakës ishte befasuese pas tërheqjes së saj nga French Open dhe Wimbledon.
“Mendoj që do të marr një pauzë nga kjo lojë për një kohë”, ka thënë Osaka.
“Mendoj që së fundi kur po fitoj, nuk po ndihem e lumtur. Më shumë po ndiej çlirim. Dhe kur po humb, po ndihem shumë e pikëlluar. Nuk mendoj që kjo është normale. Vërtet nuk doja që të qaja”.





















