Sport
Mund të ndërtojmë një ekip shumë të mirë për të ardhmen

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes u deklarua pas ndeshjes, ku tha se është i kënaqur me mënyrën se si luajti ekipi.
Kam dy ndjenja të përziera, mund të them që jam i kënaqur me ekipin se si ka luajtur, por në të njëjtën kohë jam i dëshpëruar jo për vete, po për ekipin, sepse me gjithë ato raste që patëm, mund të shfrytëzonim së paku njërin prej tyre. Treguam një ndeshje të mirë përkundër faktit që pësuam humbje”, tha Challandes.
Challandes tha se në këto tri ndeshje ishte e rëndësishme që të rikthehet mentaliteti fitues, njofton Klankosova.tv.
“Për mua ishte shumë e rëndësishme që në këto tri ndeshje, ka qenë që të ndryshojmë mentalitetin”.
“Jam i kënaqur me sulmuesit, nuk bëra zëvendësime në sulm, për shkak se mendova se mund të gjenim golin, dhe për këtë arsye mendova që të mos bëjë ndërrime”.
“Vedat Muriqi nuk ka shënuar sot, por ka shënuar kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë, sot edhe pse nuk arriti te goli, ka ndihmuar ekipin në mbrojtje”.
Gjithashtu Challandes tha se për Kosovën do të jetë e rëndësishme si po përparojm, jo sa pikë do të arrijmë.
“Më e rëndësishme për ne është mënyra si po zhvillohemi dhe po përparojmë, kjo është brenga ime, jo numri i pikëve sa do të arrijmë”.
Tutje Challandes tha se mund të ndërtojmë një skuadër të mirë për të ardhmen.
“Mund të ndërtojmë një ekip shumë të mirë për të ardhmen, kjo më jep optimizëm”.
Kosova pësoi humbje nga Spanja me rezultat 2-0, në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.


















