Connect with us

Sport

Mund të kisha qëndruar te Barca

Published

on

Pas një vere “magjike” në ndeshjet përgatitore me Barcelonën, Rey Manaj u rikthye në Itali, për të veshur fanellën e Spezias, ku do të qëndrojë një sezon në huazim.

Manaj bëri prezantimin zyrtar me klubin.

Ndër të tjera sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, zbuloi se mund të kishte qëndruar edhe në “Camp Nou”, teksa pritet të jetë gati që për ndeshjen e radhës në kampionat.

“Mund të kisha qëndruar edhe te Barcelona, pasi kisha miratimin e trajnerit Koeman, por më tërhoqi sfida që të vij e të luaj këtu te Spezia. Dua të luaj rregullisht dhe të ndihmoj skuadrën, ndaj jam në dispozicion të trajnerit që për ndeshjen e radhës”.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com