Connect with us

Lajme

Mjeku Bekim Tateshi: Sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë

Published

on

Mjeku oftamolog, Bekim Tateshi nga radhët e ASH-së i ftuar në emisioni “Rruga drejt” në Alsat tha se sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë.

Dhe sipas atij, kjo jo prej tani, por zgjat prej kur Maqedonia është e pavarur.

Sipas Tateshit Me pavarësinë e Maqedonisë nuk arritëm që shëndetësinë ta mbajmë në nivelin që e kemi pasur deri atëherë. Tateshi foli edhe për tragjedinë e Tetovë ku akuzoi se gjendja në këtë spital është keq menaxhuar dhe neglizhuar plotësisht.

“Nëse në spitalin modular të Tetovës, është dëmtuar një nga tre gypat e oksigjenit, dhe pikërisht gypi që nuk transportonte oksigjen, kjo tregon se dikush prej brenda e ka bërë atë.

Dhe kjo është një shenjë se diçka po ndodh”- tha Tateshi./Marrë nga Alsat/

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com