Connect with us

Bota

Milioneri që drejton të majtën fiton zgjedhjet në Norvegji

Published

on

Opozita e majtë në Norvegji projektohet fituese në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, sipas parashikimeve të publikuara nga Exit Poll-et e para.

Rezultatet e hershme tregojnë fundin e qeverisjes tetëvjeçare të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Kryeministrja, Erna Solberg.

Nëse rezultatet janë të sakta, ajo duket se do të rrëzohet nga një koalicion i majtë i kryesuar nga Jonas Gahr Store, një milioner ish-aleat ish-kryeministrit dhe tani Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sondazhet e opinionit në prag të votimit nuk favorizonin qeverinë e qendrës së djathtë. Ndërsa norvegjezët dolën të votojnë në të gjithë vendin, frika për ndryshimin e klimës e vendosi të ardhmen e industrisë së naftës dhe gazit në krye të axhendës së fushatës.

Konservatorët në pushtet, të udhëhequr nga Solberg dhe Partia Laburiste e opozitës, të dy avokojnë për një lëvizje graduale larg lëndëve djegëse fosile që vazhdojnë të jenë shtylla mbështetëse e ekonomisë.

Por, partitë më të mëdha rrallë sundojnë të vetme në Norvegji, pa pasur nevojën e koalicionit. Kjo u jep më shumë fuqi lojtarëve të vegjël në avancimin e axhendave të tyre politike dhe mes këtyre lojtarëve që të majtët kanë përfshirë në koalicion, disa po kërkojnë një shkëputje më radikale nga industria e naftës dhe lëndëve djegëse, që janë burimi kryesor i të ardhurave të vendit që del çdo vit me miliarda dollarë sufiçit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com