Connect with us

Lajme

Mexhiti: Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet

Publikuar

më

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti ka komentuar sot dorëheqjet që pasuan pas tragjedisë në Tetovë.

Thotë se po të ishte në vendin e kryeministrit Zoran Zaev do t’i pranonte të njëjtat.

“Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet”, tha Mexhiti.

Ka shtuar se “në Kuvend do ta shprehin mendimin” për të njëjtat.

“Në princip është mirë që kanë dhënë dorëheqje në aspekt moral. Kjo tregon se ka vlera demokratike dhe kështu ndodh në vendet demokratike”, tha më tej Mexhiti në ngjarjen në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, transmeton Tv21.

Ndërkaq në Kuvend dorëheqjet ende nuk janë deponuar, pasi siç ka paralajmëruar kryeministri Zaev, të njëjtat do t’i shqyrtojë pas epilogut të hetimeve të shkaqeve të zjarrit, nga ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë në Qendrën Kovid në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit.

Dorëheqje si shenjë përgjegjësie morale kanë dhënë ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi./TV21

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK