Connect with us

Sport

Megjithatë, amerikano-jugorët do të mund të luajnë këtë fundjavë në Premier Ligë

Publikuar

Klubet e Premier Ligës do të mund të fusin lojtarët e tyre nga Amerika e Jugut dhe Meksikës në ndeshjet e kësaj fundjave, rapiorton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të thotë që dyshja e Liverpoolit Fabinho dhe Alisson Becker, Ederson dhe Gabriel Jesus i Manchester Cityt, mesfushori i Manchester United Fred dhe mbrojtësi i Chelsea Thiago Silva janë të lirë të luajnë.

Mosmarrëveshja kishte shpërthyer pasi klubet e Premier Ligës  kishin vendosur njëzëri të ndalonin paraqitjen e lojtarëve për vendin e tyre në raundin e fundit të ndeshjeve ndërkombëtare nëse do të ishte udhëtim në një vend të listës së kuqe, që do të nënkuptonte izolim dhjetë ditor.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK