Lajme
“Me ka krejt” – Lëvizja Besa do të atakoj oponentët politik

Lëvizja Besa ka zbuluar slloganin me të cilin do të garoj në zgjedhjet lokale, raporton Tetova1.
“ME KA KREJT!” është sllogani i besatarëve pasi në këto zgjedhje hyjnë në garë për komunat me kryetarin e partisë, Bilall Kasami i cili garon në Tetovë dhe me figurat tjera kryesore partiake, Fadil Zendeli në Gostivar dhe Kastriot Rexhepi në Çair.
Shefi i shtabit të kësaj partie Arjanit Hoxha këtë e ka komunikuar gjatë Kuvendit të Degës së Çairit. “Do ishte e udhës ta shpalos slloganin ne Tetovë por pasi që sot u konfirmua edhe kandidatura e Kastriot a dihet se kemi kandidat kryetarin per Tetove dhe Fadilin per Gostivar e kam patjeter te tregoj se sllogani jone eshte “me ka krejt” sepse kesaj fushate i kemi hyre me ka krejt” ka thënë Hoxha.
Lëvizja BESA në këto zgjedhje ka vënë krejt kapacitetin e saj, duke garuar me strukturën më të lartë.
Lideri i partisë Bilall Kasami kandidon për të parin e Tetovës, nënkryetari Fadil Zendeli në Gostivar, ndërsa nënkryetari tjetër Kastriot Rexhepi do të sfidoj Çairin. Me këtë vërehet se për BESËN këta zgjedhje kanë të rëndësi të veçantë
















