Connect with us

SKENA

“Më ka bullizuar Sindi i Për’puthen”, Griness plas bombën

Publikuar

Prej disa ditësh, Sindi Loci, e cila u bë e njohur në emisionin “Për’puthen”, ka nisur një emision në “Youtube” së bashku me dy motrat e saj.

Sindi mori shumë vëmendje në hyrje të reality show-t, pasi deklaroi se ishte e virgjër. Si pasojë, ajo herë pas here merrte ofeza të ndryshme në studio dhe rrjetet sociale.

Por tani duket se Sindi i ka harruar të gjitha dhe e gjen veten nën “akuzë”. Griness, personazhi i njohur në rrjetet sociale, ka treguar në emisionin “Shqipëria Live” si është bullizuar nga motrat Loci.

“Sindi më ka bullizuar. Ajo ka thënë në emisionin me motrat e veta se unë kam një look të keq, kam shumë pirsing. Nuk e kuptova, u mor personalisht me mua”, – tha ai duke treguar se nuk e kuptoi se përse ishte ky sulm.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK