Connect with us

Lajme

Mblidhet Kolegji i Kryetarëve në PD, Xhaferaj: Përjashtimi i Berishës eliminoi kostot afatgjata për Shqipërinë

Publikuar

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.

Kryetarët e degëve të PD janë thirrur nga kryetari Lulzim Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar demokrat të ish-kryeministrit Berisha. Mbledhja e nisur në orën 11:00 ka zgjatur 1 orë e 45 minuta.

Në përfundim të kësaj mbledhje, deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj, në një prononcim të shkurtër për mediat, mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore duke dhënë mesazhin Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e  kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”, tha Xhaferaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK