Sport
Martin Odegaard planifikon të fitojë Ligën e Kampionëve me Arsenalin

Martin Odegaard ka thënë se ai po planifikon ta drejtojë Arsenalin në fitore evropiane, dhe ai shpreson ta bëjë këtë brenda pak vitesh.
“Për ta ngritur klubin pranë majës së ligës dhe për të luftuar për trofe”, tha Odegaard kur u pyet për ambiciet e tij në Londër.
“Unë mendoj se për këtë sezon padyshim që ne duam të kthehemi në futbollin evropian. Kjo do të jetë e rëndësishme për ne, lojtarët, klubin dhe tifozët”.
“Pastaj me shpresë me kalimin e kohës, të fitojmë Ligën e Kampionëve brenda disa vitesh”.
Një gjë të tillë e tha edhe Willian verën e kaluar, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Braziliani, i cili u bashkua me një transferim falas nga Chelsea, u zotua të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve brenda tre sezoneve, vetëm për të rënë dakord për të përfunduar kontratën e tij pas 12 muajsh plotësisht zhgënjyes në Emirates.
Reprezentuesi norvegjez u kthye në Arsenal këtë verë, por ai ka qenë i pafuqishëm për të ndaluar formën e tmerrshme të topçinjve në fillim të sezonit.
Arsenali, i cili nuk arriti të kualifikohej për asnjë kompeticion evropian, aktualisht është në vendin e dytë në Premier Ligë, pas tre ndeshjeve dhe ka shumë punë për të bërë para se të ngrejë trofe përsëri.





















