Connect with us

Lajme

Lëndohet rëndë shoferi në aksident, nga vetura hiqet me ndihmën e zjarrfikësve

Publikuar

Një mashkull është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrethrrotullimin e vogël në afërsi të Shtipit, te ura e re e lumit Bregallnicë.

Komandanti në ndërrim i njësitit të kundërzjarrit, Toni Gjorgjiev për MIA deklaroi se fatkeqësia ka ndodhur në ora 20:45 dhe janë thirrur nga policia që të tërheqin shoferin e lënduar.

Në terren kanë dalë katër zjarrfikës me një veturë.

I lënduari me veturë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident kanë marrë pjesë dy vetura, kurse organet hetuese duhet të vërtetojnë se cilat janë shkaqet.

NA NDIQ NË FACEBOOK