Connect with us

Lajme

Largohen nga Kuvendi/ Basha-Ballës: Mos na bëj bërr bërr këtu. Manekinë, po shkelni…

Publikuar

“Mos na bëj bërr bërr këtu, lere eksperiencën tënde ti, mos na trego këtu…”, kështu iu drejtua kreu demokrat, Lulzim Basha, kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në seancën parlamentare.

Debati nisi lidhur me numrin e numrin e deputetëve në Komisionet Parlamentare.

Balla kërkoi shtyrjen e miratimit të vendimit për shkak se sipas tij, nuk ruhej proporcionaliteti mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ne na takon shumica e anëtarëve në Komisionet Parlamentare, ndërkohë që me propozimet që ka bërë PD rezulton se ajo ka po aq anëtarë sa ne”, tha Balla.

Ky reagim ka ardhur pasi Sekretaria e Kuvendit kishte harruar që të përfshinte në Komisione deputetët e LSI, çka u ngrit si shqetësim nga Petrit Vasili.

“Ne nuk jemi njoftuar, besoj na takojnë vendet në Komisione”, tha Vasili, kërkesë që u konsiderua e drejtë nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolli dhe kreu i deputetëve socialistë, taulant Balla, por edhe ai i PD-së, Alfred Rushaj.

Gjithsesi me shumicë votash, Kuvendi vendosi që të shtyjë për në seancat e ardhshme përbërjen e Komisioneve, duke miratuar vetëm drejtuesit e tyre. Kjo bëri që opozita të braktisë seancën, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha duke iu drejtuar Nikollës tha: “kështu është kur zgjidhet një manekine si ju në krye të Parlamentit, e nisni me shkelje të Rregullores. Shkelët Kushtetutën, ku e gjeni ju forcën që t´a shkelni. Po merrni urdhëra nga dikush që s´duhet të ishte fare në këtë sallë”.

Debati Basha-Balla

Balla: Unë do ju kërkoja miqësisht që emocionet t’i linim jashtë kësaj salle.

Basha: Dërr dërr, mbyll atë procedurë.

Balla: S’kam emocione fare. Kam eksperiencë…

Basha: Mos na bëj dërr dërr…

NA NDIQ NË FACEBOOK