Connect with us

Lajme

Laert Duraj mbyll mandatin në “Postën Shqiptare” me një tender pa garë 60 milionë lekë

Publikuar

më

Nga BoldNews.al

Në 30 Korrik 2021, Ministrja e Financave, Anila Denaj, firmosi largimin nga detyra e Administratorit të “Posta Shqiptare sha”, Laert Duraj, pasi ai pritet të marrë mandatin e deputetit në këtë fillim shtatori.

Por, në të njëjtën ditë, kur Duraj pritet t’i lëshonte zyrën drejtuesit të përkohshëm, Hipokrat Biba, “Posta Shqiptare” shpall një tender me vlerë 60 milionë lekë të vjetra, për shërbimin e transportit për punonjësit e zyrës së Tranzitit.

Transporti i punonjësve të kësaj zyre, e cila punon edhe natën, kur nuk ka shërbim urban, megjithëse është një nismë pozitive, procedura e ndjekur në ditën e fundit të punës së Laert Duraj është tërësisht e dyshimtë.

“Posta Shqiptare” zgjodhi të zhvillonte këtë tender me procedurën e “negocimit, pa shpallje paraprake”, një formë e veçantë prokurimi që kryhet vetëm në kushtet e emergjencës ose kur shërbimi ofrohet vetëm nga një numër i kufizuar operatorësh në treg.

Por, në rastin e tenderit “Shërbim Transporti për Punonjësit e Filialit të Posta Shqiptare sh.a., Qendra Tranzite”, nuk duket se plotësohet asnjë prej kushteve për të zhvilluar tender pa garë.

Së pari, shërbimi i transportit është i përhapur gjerësisht dhe shumë kompani private e ofrojnë atë prej vitesh.

Së dyti, ‘Posta Shqiptare” nuk ishte aspak në kushtet e emergjencës për sigurimin e këtij shërbimi.

Ky fakt konstatohet lehtësisht në një shkresë të nënshkruar nga Laert Duraj që në muajin Shkurt 2021.

Në dokumentin “Regjistri i Parashikimeve të procedurave të prokurimit publik për vitin kalendarik 2021”, të nënshkruar nga Duraj, në pikën 38 të tij është shënuar “Shërbim Transporti për Punonjësit e Filialit të Posta Shqiptare sh.a., Qendra Tranzite”.

Për këtë tender ishte planifikuar fondi prej 6 milionë lekë të reja, me burim nga të ardhurat e vetë Postës, si edhe ishte vendosur që tenderi të zhvillohej brenda muajit Mars 2021.

Pra, duket qartë se për këtë shërbim nuk ka pasur asnjë urgjencë, pasi ka qenë pjesë e planifikimit vjetor të institucionit.

Për arsye të paqarta, Posta Shqiptare ka vendosur ta shtyjë zhvillimin e kësaj procedure në fund të Korrikut, pikërisht në ditën që Laert Duraj i la vendin Hipokrat Bibës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), tenderi u zhvillua me procedurë të mbyllur, pra me “negociim, pa shpallje paraprake”.

Tenderi u fitua nga shoqëria “Partner Travel Company”, e cila do të ofrojë shërbimin me 59 milionë lekë të vjetra ose 1 milionë lekë të vjetra më pak se sa fondi limit.

Maqedoni55 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK