Connect with us

Lajme

Ky është kandidati që pritet të bëj përmbysjen në Tetovë (Foto)

Publikuar

Gara zgjedhore në Tetovë pritet të jetë mjaft interesante. Tashmë kur janë zyrtarizuar të gjitha kandidaturat për të parinë e kësaj komune po bëhen sondazhe dhe analiza rreth kandidatëve se cili ka më shumë gjasa për të fituar komunën, shkruan Zyrtare.net

Por zyrtarizimi i kandidaturës së Vullen Murselit nga ASH-AA gjatë të dielës duket se do të prish matematikat e kandidatëve konkurentë në garrë. Murseli dje mori besimin e Kuvendit të degës së ASH në Tetovë për të garuar për kryetar komune në këtë komunë. Por shtrohet çështja se përse Murseli shihet si kandidat favorit në këtë garë.

Vullnet Murseli është i lindur në Tetovë, në një familje me origjinë nga fshati Lisec. Është i martuar, dhe baba i dy djemve. Ka mbaruar Fakultetin Juridik, si dhe është Magjistër i Shkencave për Shëndet Publik. Pas studimeve të magjistraturës ka dhënë provimin e jurispodencës. Ka 25 vite përvojë pune në sektorin privat dhe atë publik. Aktualisht është drejtor i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të aspektit Social- në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht është pronar i laboratorëve diagnostik LAOR në Tetovë. Ndryshe Murseli e ka dëshmuar vetën edhe si një njeri bujar dhe humanist. Të gjitha këto e bëjn padayshim një favorit apsolut atë në garën zgjedhore të 17 tetorit.

Vullnet Murseli gjatë prezantimit si kandidat në Kuvendin e ASH-së në Tetovë

Vullnet Murseli do të jetë në garë për të parin e komunës me kundërkandidatët, Teuta Arifi – BDI, Bilall Kasami – Lëvizja Besa, Sadi Bexheti – PDSH. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK