Connect with us

Kosovë

Kurti: Asnjë individ apo grup kriminal nuk mund të jetë më i fuqishëm se shteti

Publikuar

Sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan, janë veprime të nxitura nga Serbia, thekson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga forumi socio-ekologjik që po mbahet në Shkup, Kurti tha se këto sulme mbështeten nga regjimi i Serbisë dhe se Beogradi po dëshiron të provokojë konflikt ndërkombëtarë.

“Është për të ardhur keq që grupe të ndryshme kriminale në veri të Ibrit por gjithnjë të nxitura nga Serbia vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucionet e shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj, edhe qytetarët pa dallim etnie atje janë dëshmuar për qetësinë dhe durimin e tyre. Andaj, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që të vazhdojnë kësisoj….Ndërkaq Bashkësia Ndërkombëtare do të duhej të mos i mbyll sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.-tha Albin Kurti, transmeton Zyrtare.n

NA NDIQ NË FACEBOOK