SKENA
Konkurrenti i ri i Përputhen që la Amerikën ka një kërkesë

Sot në puntatën e dytë të Përputhen, do të prezantohen nëntë konkurrentë të tjerë.
I pari që u prezantua ishte Bashkimi, i cili ka lënë Amerikën për të gjetur të dashur në Shqipëri.
“Kam ardhur në Përputhen dua të gjej një vajzë shqiptare. Nuk ka si vajzat shqiptare. Më pëlqejnë vajzat që nuk i japin mundësi çdo individi. Jam shumë selektiv. Më pëlqejnë vajzat me standarte të larta. Jam i hapur për të gjitha vajzat, dua t’i njoh të gjitha vajzat”, shprehet Bashkimi./ CNA.al
















