Connect with us

Sport

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ndan momentet e medaljeve të Arta të Kosovës (VIDEO)

Publikuar

më

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka postuar në faqen e tyre zyrtare në Youtubë momentet nga medaljet e arta të Kosovës në “Tokyo 2020”.

Në video shihen momentet e fundit të xhudisteve kosovare në garat finale të kategorive të tyre përkatëse, njofton Klankosova.tv.

Pas postimit të kësaj video, trajneri i ekipit olimpik të xhudos, Driton Kuka ka bërë një postim në Facebook ky shkroi se kjo duhet të jetë motiv edhe për skuadrën kombëtare të futbollit që ndeshet të dielën kundër Greqisë në kuadër të kualifikimeve për botëror.

“Momentet e arta qofshin motivim për futbollistët tonë sonte kundër Greqisë! Forca Kosova…”, shkroi Kuka.

KNO është duke publikuar momentet e medaljeve të arta e të gjitha shteteve që kanë dal fitimtare në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio të Japonisë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK