Shqipëri
Kokalari akuza të forta Bashës/ Po shfrytëzon SHBA për të pastruar pisllëqet e tij

Aktivista shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, po shfrytëzon Amerikën, për të pastruar pisllëqet e tij.
Përsai përket “Foltores” së ish-kryeministrit Berisha, ajo është shprehur e sigurt që lideri historik i PD- po tregon dinjitetin e tij.
“Ishte emocianale, më vjen keq që njerëzit këtu mblidhen vetëm për zgjedhje. Kam përjetuar mitingje në Amerikë, por më pëlqeu entuziazmi këtu, shof dhimbje te njerëzit, nuk po shkojnë ku duhet
Berisha duhet të fokusohet ku do shkojë dhe si do të ndryshojë PD-ja. PD nuk do kthhet në 1991, por do jetë solide, do i ngjajë partisë Republikane Amerikane. Uroj të jem në takim tjetër.
Më vjen keq që Basha po shfrytëzon Amerikën, për të pastruar pisllëqet ndaj tij. Jam e sigurt që Berisha po tregon dinjitetin e tij. Nga reformimi i PD pres të mbahen premtimet, pikat, si do funksionojë kryesia”, tha Kokalari./ CNA.al
















