Connect with us

Lajme

Kokaina në Durrës/ U gjetën 8 paketime në kontejner, cila është kompania që porositi ngarkesën me banane

Publikuar

më

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Droga, 7 kilogramë e 700 gramë, është gjetur në një kontejner me banane që ishte porositur nga firma “Alba Exotic Fruit”, konfirmoi policia.

Aksioni

“Nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontejnerët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut”, njoftoi policia.

Kokaina e sekuestruar

Kontejneri raportohet se kishte disa ditë që kishte mbërritur në port dhe mbahej nën vëzhgim.

Rast i përsëritur

Kjo është e disa here brenda viteve të fundit që sekuestrohet kokainë në ngarkesat me banane që importohen nga Amerika e Jugut.

Ndërkohë, më 13 Korrik, në një ngarkesë po me banane që vinte nga Amerika e Jugut me porosi të “Alba Exotic Fruit”, u sekuestrua një sasi prej rreth 12 kg kokainë. Menaxheri i firmës u arrestua, ndërsa administratori u shpall në kërkim. Të dy mohuan të kenë gisht në trafikimin e kokainës.

Edhe më herët, në ngarkesat me fruta të porositura nga kjo kompani, janë sekuestruar kokainë.

Maqedoni39 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK