Connect with us

Sport

Kjo skuadër e Real Madridit do të luftojë për gjithçka

Published

on

Carlo Ancelotti ka theksuar se objektivi i Real Madridit në këtë sezon është të luftojë për Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian hezitoi të favorizojë ndonjë ekip për të fituar edicionin e këtij viti.

“Është e vështirë të thuhet nëse ka një ekip që është favorit”, tha Ancelotti në konferencën e tij për shtyp.

“Real Madridi do të konkurrojë si gjithmonë në garë. Ideja është që të garojmë në maksimum, sepse ne e dimë sa e rëndësishme është. Ne do të luftojmë për gjithçka”.

“Është një garë që e bën Real Madridin shumë të emocionuar. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Interi ka një ekip të madh, me një trajner të ri shumë entuziast”.

Ancelotti gjithashtu diskutoi për formën e Vinicius në këtë fazë të parë të sezonit dhe tha se lojtari i tij ka qenë më klinik para portës këtë vit sesa sezonet e mëparshme, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjithë e shohin se ndryshimi i vetëm tani është se ai është më i ftohtë para portës”, deklaroi Ancelotti.

Real Madridi do të luajë sot me Interin, me fillim nga 21:00.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com