Lajme
Kjo është lista e këshilltarëve në Butel nga ASH-AA

Koalicioni ASH/AA ka publikuar listën me emrat për këshillin komunal të Butelit.
Samir Iseni nga Alternativa është vendosur të jetë bartës liste nga ky koalicion, ndërsa i dyti në listë do jetë Vullnet Selimi, i cili gjithashtu është edhe kryetar dege nga ASH-në Butel. Në numrin rëndor 3 në këtë listë rradhitet Senijat Nuhiu.
Koalicioni ASH/AA do të garoj me listë të posaçme në zgjedhjet lokale për këshillin komunal, ndërsa për kryetar komune do të mbështes kandidatin e VMRO-së, Darko Kostovski./ZYRTARE.net/











