Connect with us

Sport

Kina i dhuron Kamboxhias një stadium të ri kombëtar prej 150 milionë dollarësh

Publikuar

Kina i dorëzoi Kamboxhias një stadium në vlerë prej 150 milionë dollarësh në Phnom Penh, me zyrtarët që thanë të dielën se është njëri prej granteve më të mëdha që Pekini ka investuar.

Stadiumi me kapacitet prej 60,000 mijë ulëseve është projekti i fundit nga Kina, që ka plan për të financuar projekte infrastrukturore për të rritur ndikimin e saj jashtë vendit.

Prezantimi i arenës, i menduar si vendi kryesor kur Kamboxhia pret Lojërat e Azisë Juglindore (SEA) në 2023, u bë nga ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë vizitës së tij, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Turizmit i Kamboxhias, Thong Khon tha se stadiumi prej 150 milionë dollarësh përfaqëson grantin më të madh të Kinës që është bërë ndonjëherë për Kamboxhian për një projekt infrastrukturor.

Stadiumi Kombëtar Morodok Techo, i vendosur në kryeqytetin e Kamboxhias, i ngjan një anije me vela, që simbolizon miqësinë e gjatë të dy kombeve, ndërsa kinezët udhëtonin në Kamboxhi me anije, thanë zyrtarët.

Kryeministri Hun Sen vitet e fundit është përballur me kritika për mbështetjen e tij në Pekin, por ai mbrojti marrëdhënien e tyre të dielën, duke thënë se Kina ishte një “mik i besuar dhe i respektuar”.

“A kam bërë një gabim në kontaktimin me mikun tonë Kinën kur kemi arritur rezultate të tilla?” pyeti ai, duke iu referuar stadiumit.

Gjatë vizitës së Wang Yi, Kamboxhia dhe Kina nënshkruan gjithashtu disa marrëveshje të reja në të cilat Pekini premtoi një total prej 250 milionë dollarë për projektet e zhvillimit të vendit, tha Hun Sen.

Kamboxhia ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Pekinit, duke marrë miliarda dollarë në huazim dhe investime të buta.

NA NDIQ NË FACEBOOK