Connect with us

Sport

Këto mund të jenë formacionet e mundshme të Kosovës dhe Spanjës (FOTO)

Publikuar

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me ish-kampionin e botës Spanjën.

Gazeta e sportit në Spanjë “AS” i ka publikuar formacionet e mundshme të “Dardanëve” dhe “Furisë së kuqe”.

Kosova: Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresheviq, V.Berisha, Muslija, Rashica, Bytyqi, dhe Muriqi.

Spanja: Simon, Laporte, Martinez, Reguilon, Azpilicueta, Llorente, Busquets, Soler, Ferran, Sarabia, Morata.

Në konferencën për media që e ka mbajtur dje trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes tha se do të provojnë ta befasojnë Spanjën.

E homologu i tij spanjoll Luis Enrique, e vlerësoi lartë lojën e Kosovës duke thënë se kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK