SKENA
Këto janë konkurrentët e rinj djem të Për’puthen

Ka nisur dita e dytë e sezonit të ri të “Për’puthen” ku edhe sot po prezantohen konkurrentët e rinj djem. Deri me tani pjesë e programit janë bërë:
Njihuni me Bashkim Saitin konkurrentin e ri që është 23 vjeç vjen nga Mitrovica dhe jeton në New Jersey. Aktualisht punon si security.
Azem Halimi është një tjetër konkurrent që është pranuar të jetë pjesë e Për’Puthen dhe do të këtë mundësi të njohë një nga vajzat. Është 24-vjeç me origjinë nga Presheva, por jeton në Gjermani.
Redion Kastrati është djali me moshën më të madhe që bëhet pjesë e këtij sezoni të tretë të Për’Puthen. Ai është 35 vjeç ka lindur dhe jeton në Fier. Aktualisht ushtron profesionin si personal trajner.
Ditën e djeshme u bënë pjesë e emisionit më të ndjekur Denzel Koçi, Argjend Rraci, Jurgen Boduri, Julian Çela, Markeliano Peti, Bajo Qamo dhe Bruno Shemsho. Po ashtu u bë publike edhe vajza e parë, ajo ishte Ridvana Fetahu.




















