Connect with us

Sport

Kështu do të duket vila e Xherdan Shaqirit (FOTO)

Publikuar

Vila e futbollistit Xherdan Shaqiri, ka shkaktuar bujë të madhe në Zvicër.

Ndërtimi i saj është kundërshtuar nga banorët e Rheinfelden, të cilët ankohen se një objekt i madh si ai shkakton mungesë gjelbërimi dhe hije të madhe në lagje, si dhe e pengon dritën e diellit për fqinjët.

Po ashtu sipas tyre ndërtimi i saj e prish planin urbanistik.

Sipërfaqja e saj do të jetë 270 metër katror.

Sipas mediave zvicerane, pavarësisht kundërshtimeve të shumta, kërkesa e Shaqirit është duke shqyrtuar nga komuna dhe pritet ta marrë miratimin.
Plani i ndërtimi është realizuar nga arkitekti Ernico Kyburz.

Faqja arkitekturbasel.ch ka publikuar disa fotografi se si do të duket vila e Shaqirit.