Connect with us

Lajme

‘Kemi të bëjmë me një…’/ Shkoi me plagë në spital, policia pas hetimeve zbulon çfarë i ndodhi në të vërtetë 19-vjeçarit

Publikuar

Një 19-vjeçar përfundoi si i akuzuar për dy vepra penale në Prokurorinë e Kavajës pasi doli nga spitali ku u shtrua për plagët që kishte marrë në trup. Për plagosjen e tij i riu kishte dhënë një version ndryshe nga çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Sipas tij, kishin qenë persona që ai nuk i njihte të cilët e kishin qëlluar dhe plagosur. Por hetimet e policisë zbuluan se kishin të bënin me një vetëplagosje në kushte depresioni.

“Ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën./panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK