Sport
Karantina shtyn debutimin e Cristiano Ronaldos në fanellen e Manchester United

Karantina mund ta shtyjë debutimin e Cristiano Ronaldos në fanellen e Manchester United.
Debutimi i CR7 pritet të bëhet në ndeshjen e Champions League kundër Young Boys, që pritet të zhvillohet të martën.
The Sun do të ketë vetëm një ditë stërvitje me shokët e tij të skuadrës pasi do të jetë i izoluar për pesë ditë në rezidencën tij për shkak të rregullave të COVID-19.
Cristiano pritet të jetë në bankën rezervë kundër Newcastle, por zor se do të debutojë.
Kjo pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer, veproi njëjtë edhe me mbrojtësin Raphael Varane, i cili priti dy javë për ta bërë debutimin.
Por, ajo që mund të motivojë tifozët e “Djajve të kuq” është se fituesi i pesëfisht i “Topit të artë”, pritet të bëjë një shëtitje në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes.


















