Connect with us

Lajme

Kandidati i BESËS për Sarajin: Bexheti ka dështuar në realizimin e programit

Publikuar

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Sarajit, Hasim Murtezani gjatë emisioni zgjedhor në TV Klan ka numëruar dështimet e kreut aktual të komunës, Blerim Bexheti.

“Nga programi i viti 2017 për të cilin Bexheti ka marrë vota nga qytetarët e Sarajit ka dështim prej 70 përqind të programit, u mundova ta elbaroj me fakte. Z Bexheti ka premtuar se do të ketë ujë për pijë në të gjitha vendbanimet, qendër për recikilm të mbeturinave, unazë tek Miracoli, paralele në shqip në fshatin Lubin, shkollë e re në Lubin, do të ndërothet shkollë e re në Sfillare të epërme, do të asfalltohet rruga në Sfillare të epërme, do të ndërtohet fusha e sportit në në Sfillare, në Bojanë do të rregullohet çështja e ujit dhe gjitha këto kanë qenë pjesë e programit të Blerim Bexhetit, por ne nuk jemi këtu për kritika, jemi për ofertën programore konkrete”,tha Hasim Murtezani, kandidat i Besës në Saraj.

Murtezani numëroi projketet e tij konkrete të programit të tij vuluminoz me të cilat tha se do të ndryshoj Sarajin.

NA NDIQ NË FACEBOOK