Connect with us

Sport

Kampioni aktual, Chelsea e nis kundër Zenit Shën Petersburg, formacionet e mundshme

Publikuar

Chelsea do të fillojë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, kundër Zenit Shën Petersburg në “Stamford Bridge” të martën.

N’Golo Kante për shkak të një dëmtimi të kyçit të këmbës është në dyshim, ndërsa Christian Pulisic do të mungojë.

Tek Zeniti, Dmitri Christyakov është në dyshim për shkak të një dëmtimi të kyçit të këmbës, me Magomed Ozdoev të padisponueshëm pasi dëmtoi ligamentet e gjurit në ndeshjen e hapjes së sezonit të ligës ruse.

Ky do të jetë takimi i parë midis Chelsea dhe Zenit Saint Petersburg në garat evropiane, ndërsa Blutë janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër skuadrave ruse në Ligën e Kampionëve të UEFA -s, me pesë fitore dhe një barazim.

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka shënuar 13 gola në 27 paraqitjet e mëparshme në UEFA Champions League me Man Utd dhe Inter Milan dhe ka gjetur rrjetën në secilën prej dy paraqitjeve të tij të mëparshme kundër kundërshtarëve rusë, duke shënuar tre herë në dy ndeshje kundër CSKA Moskës në 2017-18. /Klankosova.tv./

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku.

 

Zenit Shwn Petersburg (4-4-2): Kerzhakov; Sutormin, Chistyakov, Rakitskiy, Santos; Malcom, Wendel, Kuzyaev, Mostovoy; Azmoun, Dzyuba.

NA NDIQ NË FACEBOOK