Connect with us

Sport

Juventus e kërkon fitoren e parë të sezonit kundër Malmos, formacionet e mundshme

Publikuar

Juventus fillon Ligën e Kampionëve kundër Malmö FF në Suedi dhe Paulo Dybala duket se do të kthehet në formacionin startues, ndërsa Wojciech Szczesny vazhdon në portë.

Ndeshja fillon në orën 21:00.

Trajneri konfirmoi se Szczesny do të nisë në portë, ndërsa Matthijs de Ligt do të luajë në qendër të mbrojtjes, me shumë mundësi pranë Leonardo Bonucci.

Juventusi ka humbur dy ndeshje kundër Empolit dhe Napolit, ndërsa Allegri e kërkon fitoren e tij të parë të sezonit në Malmö, ku do të jenë pa Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi.

Juan Cuadrado duhet të kthehet djathtas, në mesfushë do të luaj me katër, me Adrien Rabiot në anën tjetër. Rodrigo Bentancur dhe Manuel Locatelli do të fillojnë në qendër të mesfushës.

Dyshja braziliane Danilo dhe Alex Sandro do të luajnë si mbrojtës të krahut, me Bonucci dhe De Ligt përpara Szczesny. /Klankosova.tv./

Formacionet e mundshme:

Malmö FF: Diawara; Beijmo, Ahmedodzic, Brorsson, Olsson; Gëargis, Rakip, Innocent, Rieks; Çolak, Birmançeviq.

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.

NA NDIQ NË FACEBOOK