Connect with us

Lajme

Janë stabilizuar numrat, por jo gjendja me Covid-19

Publikuar

më

Agresiviteti i përhapjes së virusit korona në këtë valë të katërt nuk është aq i lartë sa para 2 javësh! Ka trend të stabilizimit të numrave, por ende jemi larg nga stabilizimi i gjendjes në përgjithësi thotë për TV21 zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, duke shtuar se ende nuk dihet se çfarë trendi do të marrë vala e katërt.

“Kemi filluar tani edhe me shkollat, nuk jemi të sigurt 100% se shkollat nuk do të ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve. Ne saktë e dimë se është përqindje shumë e vogël e pacientëve të cilët janë të moshës nën 18-vjeçare, diku rreth 3%, por ne nuk e dimë se sa ata do të infektojnë më të rriturit. Në bazë të informacioneve primare që kemi  nuk ka ndonjë problem të madh edhe pse kanë filluar shkollat me prezencë fizike”, tha për TV21, zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani.

Hasani shton se presioni në spitale mbetet serioz, ndonëse nuk është si ai që ishte para 2 javësh! Këtë zbutje të presionit e konfirmon edhe mjekja Miranda Pajaziti nga qendra Kovid në Tetovë.

 “Kemi rënie të të hospitalizuarve, ja sot kemi numër dyshifror të të hospitalizuarve, fatmirësisht nga ditët e tjera, sot janë 98 të hospitalizuar. Të gjithë janë në oksigjen, të gjithë ende janë rëndë, mirëpo kemi edhe rënie të numrit të kontrolleve në ambulanca. Mbrëmë kemi pasur 93 kontrolle dhe 9 fletë-lëshime dhe ky është një lajm i mirë se kemi pasur fletë-lëshime, po fletkeqësisht kemi një viktimë”, potencoi Miranda Pajaziti nga Covid-Qendra në Tetovë.

Asnjë prej 98 të hospitalituarve në Tetovë nuk është i vaksinuar, tregon doktoresha Pajaziti, duke shtuar se përqindja e vaksinimit në Tetovë është rritur në mbi 38%. E zëvendësministri Hasani pohon se pikërisht vaksinimi si dhe shtrëngimi i masave mbrojtëse janë arsyeja që vala e katërt e pandemisë është më e butë.

 “Ky vaksinim është përgjegjës për këtë valë që duket se është më e dobët se vala e mëparshme që e patëm. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në stabilizimin e gjendjes, uljen e valës së katërt, respektivisht vala e katërt është pak më e butë se e mëparshmja, të paktën ashtu kemi parandjenjën, të gjitha parametrave që i analizojmë na drejtojnë se vala e katërt është më e butë”, deklaroi për TV21, Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19. Në krye të listës vazhdon të jetë Shkupi me mbi 6 mijë raste aktive, i ndjekur nga Tetova me mbi 1800, Gostivari mbi 1000 dhe Kumanova mbi 900 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë virusi korona u ka marrë jetën mbi 6 mijë qytetarëve.

Shqipëri19 minutes ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme1 hour ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri3 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme4 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni5 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri5 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme7 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni7 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri8 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Kosovë9 hours ago

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

NA NDIQ NË FACEBOOK