SKENA
Ja kush është konkurrenti më i ndjekur i Përputhen 3

Sezoni i tretë i Përputhen sapo ka nisur dhe menjëherë janë evidentuar të preferuarit e publikut shqiptar.
Sipas asaj që shihet në rrjetet sociale, duket se më i preferuari është djali nga Kosova, Argjend Rraci.
Argjendi ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve me pozitivitetin e tij dhe sipas ndjekësve ai është më i ëmbli në Përputhen.
Nëse do të shihnim pak llogarinë e tij në Instagram, ai numëron mbi 17 mijë ndjekës. Gjithashtu komentet në rrjetet sociale janë shumë pozitive rreth tij.
Në Përputhen duket se mes Argjendit dhe Ritvanës kanë nisur edhe flirtet apo tërheqja ndaj njëri-tjetrit. Tani mbetet për tu parë sesi do të vijojë marrëdhënia mes tyre apo edhe me konkurrentët e tjerë./ CNA.al





















