Connect with us

Sport

Itali – Zvicër, formacionet e mundshme

Publikuar

Sot to dë luajnë Italia me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore, nga grupi C.

Kjo është një përballje për vendin e parë, pasi Italia ka 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa zviceranët i fituan të dyja ndeshjet e tyre.

Italia pritet të sjellë Manuel Locatellin dhe Giorgio Chiellini në mbrojtje, por Zvicrës i mungojnë disa lojtarë kryesorë.

Zvicra ka një trajner të ri, pasi ka sjellë Murat Yakinin, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Mbi të gjitha, atyre u mungojnë disa lojtarë kryesorë, pasi kapiteni Granit Xhaka rezultoi pozitiv me COVID-19.

Mungojnë gjithashtu Xherdan Shaqiri, Mario Gavranovic dhe Breel Embolo, së bashku me mesfushorin e pezulluar të Atalanta, Remo Freuler.

Formacionet e mundshme:

Zvicra (4-2-3-1): Sommer; widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Frei, Mbill; Zuber, Fassnacht, Steffen; Seferovic

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Chiesa, Immobile, Insigne

Ndeshja luhet nga ora 14:45.

NA NDIQ NË FACEBOOK