Connect with us

Lajme

Ish-kryeministri Berisha zbulon skenarin që do e bënte të dorëzonte mandatin e deputetit

Publikuar

Prej më shumë se një muaji, ish-kryeministri Sali Berisha është vendosur në qendër të vëmendjes politike pas shpalljes “non-grata” nga SHBA dhe pas thirrjes së Yuri Kim për distancimin e PD-së ndaj tij.

Ambasadorja amerikane kërkoi largimin e tij nga parlamenti, por Berisha është i vendosur për të vijuar betejën e tij politike në legjislaturën e ardhshme.

Por, ish-kryeministri ka zbuluar skenarin që do ta detyronte atë të dorëhiqej nga politika. Në një intervistë për emisionin “Now” Berisha tha se do ta dorëzonte mandatin vetëm nëse PD do të fitonte zgjedhjet.

“Nëqoftëse PD do fitonte zgjedhjet, unë do dorëzoja mandatin. Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj ndaj qeverisë dhe të shoqërisë. Tani PD-ja në qeveri, unë kamzhik i opozitës në parlament nuk qëndroja sepse nuk më takon. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Unë nuk kam bërë asnjë orë fushatë. Por tani unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi, fuqi, do vazhdojë me të gjithë forcën time” – tha Berisha.

Pyetje: Mos jeni në politikë për shkak të paaftësisë të liderit të PD për ta çuar drejt fitores?

“Absolutisht jo. Qëndrimi im ka patur dhe ka të bëjë, e keqja nuk do gjë tjetër të triumfojë përveçse heshtjen e tjetrit. Unë kam bërë vetëm antikonformizëm, kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër nëpërkëmbjen e interesit kombëtar nga Edi Rama. Korrupsionin në të cilin Shqipëria u rendit e dyta në botë. Kam denoncuar kartelin e drogës, kjo ka qenë e gjithë përpjekja. Kryetari i partisë dhe secili ka shumë hapësirë më të madhe për të mbajtur çfardë qëndrimi” – tha Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK