Connect with us

Lajme

Ish-ambasadori shqiptar numëron momentet kur Edi Rama e humbi mundësinë të ishte “babai i kombit”

Publikuar

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, komentoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova nuk po e shfrytëzon “Ballkanin e Hapur” por po merret me konspiracion.


Lauka shkroi në Facebook se është vet Edi Rama, nё bashkёpunim me presidentin serb, Vuqiç që po merren me konspiracion kundër shtetit të Kosovës.

“Kur hajduti bёrtet, “Kapeni hajdutin!” Nё konferencёn e djeshme tё shtypit me kancelaren Merkel, Edi Rama akuzoi Kosovёn se nuk po e shfrytёzon nismёn “Ballkani i hapur”, por po merret me konspiracion. Nё qoftё se ka njeri qё po merret me konspiracion, atёherë, ky ёshtё vetë Edi Rama, nё bashkёpunim me presidentin serb, Vuçiç, kundёr shtetёsisё sё Kosovёs. Kёsaj i thonё: hajduti bёrtet, ‘Kapeni hajdutin!’”, shkruan Lauka .

Ai rikujtoi se as Mali i Zi, as Bosnje-Hercegovina, nuk e kanё mbёshtetur “Ballkanin e hapur”, por pёr Ramёn kjo nuk ka fare rёndёsi.

“Problemi ёshtё Kosova. Duket se midis tij dhe Vuçiçit ka njё ndarje tё detyrave: Rama tё “bindё” shqiptarёt e Kosovёs, Vuçiçi-Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinёn, me qёllim qё edhe kёto vende t`i bashkohen nismёs sё tyre”, shton ai.

Sipas Lauka manteli i Edi Ramës prej “babai të kombit” ёshtё bёrё zhele, qё nё vitet `90, kur ai nuk e tha asnjë fjalë në mbështetje të luftës së Kosovës, kur injoroi presidentin Rugova më 2013, kur mbështeti ndarjen e Kosovës më 2018 dhe në fund me “Ballkanin e hapur”.

“Mbase, Rama ka menduar se shqiptarёt mund t`i bindё kollaj, duke u paraqitur para tyre me mantelin e “babait tё kombit”. Por ai duhet ta dijё se manteli i pretenduar prej tij ёshtё bёrё zhele, qё nё vitet `90, kur ai nuk e tha asnjё fjalё, nё mbёshtetje tё rezistencёs sё shqiptarёve kundёr dhunёs shtetёrore serbe; nё vitin 2013, kur nё vizitёn e parё nё Kosovё, gjatё fjalёs sё tij nё Kuvend, injoroi figurёn historike tё presidentit Rugova dhe njё pjesё e mirё e deputetёve e braktisёn sallёn; nё vitin 2018, me mbёshtetjen e tezёs pёr ndarjen e Kosovёs; nё vitin 2020, me mbёshtetjen e minishёngenit ballkanik; kёtё vit, me “Ballkanin e hapur”, etj. etj. gjithnjё, me qёndrime qё cёnojnё rёndё interesat jetike tё Kosovёs dhe favorizojnё ato tё Serbisё”, përfundoi Lauka.

Shqipëri15 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK