Connect with us

Lajme

IPP Arbën Xhaferi publikon raportin e radhës: Analizë rreth moshës së përfaqësuesve në pushtetin qëndror dhe paraqitjet mediatike

Publikuar

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi me seli në Shkup ka publikuar raportin e radhës e që ka të bëjë me moshën e përfaqësuesve politik në pushtetin qëndror. Në raport janë analizuar edhe paraqitjet e tyre publike.

Ky raport paraqet një analizë të shkurtër sa i përket moshës së përfaqësuesve shtetëror dhe politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke filluar nga pushteti qëndror, janë hulumtuar të dhënat për strukturën moshore në nivel të: Kryeministrit, zv.kryeministrave, ministrave, zv.ministrave dhe deputetëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, vihet re një përfaqësim shumë i ulët kryesisht i moshës së re, madje në nivel të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mosha e re (20-30 vjeç), është totalisht e anashkaluar. Në pjesën e dytë të kësaj analize, janë hulumtuar debatet politike të vitit 2021 në disa nga mediumet që konsiderohen si më të ndjekurat në RMV. Edhe në paraqitjet publike dhe në debate, përsëri ka mungesë të moshës së re, që vë në dukje një shqetësim serioz sa i përjet përfshirjes së të rinjëve në sferën politike, në pozitat e larta shtetërore dhe në vendim-marrje.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK