Connect with us

Kosovë

Humbi tre anëtarë të familjes prej Covid, profesor Selaci: Ju që i thurni lavde qeverisë së Kurtit, hiqmuni sysh

Publikuar

Profesori universitar i Sociologjisë, Gëzim Selaci i cili ka humbur tre familjarë për shkak të COVID, ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Ai kërkon të mos u thuren lavde politikanëve në ekrane televizive pasi është shumë i zemëruar me mënyrën me të cilën ata po e menaxhojnë këtë situatë.

Postimi i plotë:

Status me zemërin e frikë,

Pash jetën, së paku vetëm një ditë, pa lavde e surrata të politikanëve! Ju që i thurni lavde kësaj qeverie ose qitni surratat e tyne në profile private, portale lajmesh e ekrane televizive, hiçmuni sysh, së paku sot. Këto ditë kam pasë tri raste të vdekjes nga Virusi në familje, dy në familjen e gruas sime dhe një në familjen time, andaj nuk mund të duroj surratat e zgërDhimë të atyre që e qeverisën drejt vdekjes një babë dhe vajzën e tij të re, dhe një nënë bashkë me fëmijën në barkun e saj, si dhe shumë raste të tjera tragjike.

Edhe po, i zemëruar jam, dhe mendoj se flas në emër të të gjithë të zemëruarve që fajësojnë këtë qeverisje të papërgjegjshme për humbjen e jetëve të të dashurve të tyre nga Virusi. E akuzoj qeverinë që jo që nuk ndërmori kurrfarë fushate vetëdijësuese për rrezikun e Virusit dhe programe edukimi për mbrojtjen prej tij, por me muaj të tanë lejoi rrëmujë në kafe, restorane, klube, salla dasmash, tregje, koncerte, festivale, klube, rrugë e aeroport, duke lënë kështu përshtypjen se iku virusi, e duke u thënë qytetarëve se s’ka rrezik, s’ka krizë! Tash, guxojnë të na thonë se do të ketë edhe fushatë zgjedhore!

Nuk jam nga ata naivët që presin njëfarë shpëtimi si mesianik nga politika ose shpresojnë qeverisje sipas modelit nordik, por pritshmëritë i kam goxha të ulëta nga politika, duke pasë parasyshë rrethanat politike, socioekonomike dhe kulturore në vend. Kështu, politikës i falë dhe i kisha falë shumë paaftësi, papërgjegjshmëri, mbrapshti e padrejtësi në qeverisje. Mirëpo, kur na udhëheqin politikanë kaq të pandjeshëm për vleftën e jetës së njeriut, nuk di çfarë tjetër duhet me ndodhë për mos me u zemëru me qeverinë aktuale dhe mos me u frikësu nga ajo!

Për fund, secilin mik/e që e sheh këtë postim dhe nuk i kushton zemra të shprehë zemërim me këtë qeverisje ose druan që nëse shpreh zemërim rrezikon ndonjë privilegj që e gëzon ose e shpreson nga pushteti, e lus që të ndihet i/e lirë t’i japë fund miqësisë virtuale me mua këtu. Nuk na duhet miqësi, as reale, as virtulale, nëse nuk themelohet mbi respektin e pakusht për jetën e njeriut!/Javanews/

Lajme36 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme7 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK