Lajme
Halili: Radiodifuzioni Nacional aplikon në programin amerikan USTDA me 3 ide inovative për zhvillim dhe energji të pastër dhe të gjelbër

Drejtori i Radiodifuzioni Nacional Festim Halili në faqen e tij zyrtare në facebook njoftoi se institucioni që ai drejton ka aplikuar në programin amerikan USTDA me 3 ide inovative për zhvillim dhe energji të pastër dhe të gjelbër.
-S’bashku me ekipin për menaxhim të projekteve inicojmë projekt për detektim të hershëm të zjarreve në pyje përmes “smart” sistemeve artificiale.
-Sisteme të energjisë solare në të gjitha punktet malore të RDN.
-Ballkone dhe çati të gjelbërta me qëllim të minimizimit të konsumit të energjisë dhe ujit.
















