Connect with us

Lajme

Grubi thotë se po kalon kriza ekonomike

Publikuar

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka komentuar të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e prodhimit bruto-vendor.

Thotë se rritja prej 13.1% tregon se kriza tashmë në mënyrë zyrtare po kalon dhe ekonomia po e merr veten.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje prej 13.1% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) gjatë kuartalit të dytë të vitit. Kjo është një sinjal i mirë dhe pas gati një viti, sipas analizave të fundit statistike mund të themi se kriza tashmë edhe në mënyrë zyrtare po kalon dhe që ekonomia e vendit po e merr veten, fakt ky i cili është edhe një vërtetim i analizave të Qeverisë se ekonomia jonë është stabile dhe që do të shënoj rritje në vazhdimësi. Sa për ilustrim, vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti eksporti i mallrave tona ka arritur shumën prej 1 miliard e 700 milion eurove, çka është për 56 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, përkatësisht 9 për qind më shumë se gjatë vitit 2019 dhe pothuajse më tepër se 30 për qind krahasuar me 2018-ën”, vlerëson Grubi./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK